HERKOLUBUS OSE PLANETI I KUQ
V.M. Rabolú
“Këtë libër e shkruajta me shumë sakrificë të madhe shtrirë në një krevat, pa mundur të qëndroj në këmbë e as i ulur. Por duke e parë të nevojshme të paralajmëroj njerëzimin për fatkeqësinë që po vjen bëra një përpjekje të madhe.”
“Herkolubusi ose Planeti i Kuq është pesë ose gjashtë herë më i madh nga Jupiteri, është një gjigant i madh, kështu që asgjë nuk mund ta pengojë apo ta shmangë.”
“Shkencëtarët dhe gjithë bota janë trëmbur akoma pa filluar shkatërimi, frika tek Zoti nuk ekziston tek asnjë tokësor. Besojnë se janë padronë dhe zotër të jetës, se janë të fuqishëm, por tani do të shohim se ekziston Drejtësia Hyjnore që na gjykon në bazë të veprave.”
“Ekzistojnë çarje të mëdha në gjatësi të detit, shumë thellë që arrijnë në kontakt me zjarrin e Tokës, për shkak të provave bërthamore që bëjnë shkencëtarët dhe fuqitë e mëdha që besojnë se janë fuqi, pa llogaritur pasojat e barbarizmit që kanë kryer dhe vazhdojnë të bëjnë kundër planetit dhe njerëzimit.”
“Zjarri i Tokës ka filluar të bëjë kontakt me ujin dhe shfaqen ciklonet që zotërinjtë, amerikanë e quajnë “Fenomeni El Ninio”. Nuk është “El Ninio” është kontakti i zjarrit të Tokës me ujin që përhapet nëpërmjet oqeanit. Në bazë të çarjeve do të shfaqen, tërmetet detare, tërmetet kontinentale, gjëra të tmerrshme në ujë dhe në tokë, nuk do të mbetet qytet bregdetar pa u shkatërruar. Do të fillojë fundosja e planetit tonë në oqean sepse ka devijuar boshti i Tokës për shkak të provave që bëhen.”
“Jam lidhur shumë herë me jashtëtokësorët, kam shkuar në planetët Venus dhe Mars duke lëvizur me Trupin tim Astral, ndërgjegjesisht, mund tju vërtetoj për ata banorë të mrekullueshëm që nuk gjej dot fjalë për ti përshkruar për diturinë, kulturën dhe jetën engjëllore që jetojnë.”
“Anijet kozmike ndërplanetare lëvizin të gjitha me energji diellore. Përbëhen nga një material që këtu nuk ekziston, që reziston nga plumbat dhe në gjithçka, është një trup, nuk kanë saldime ose perçina dhe drejtohen nëpërmjet butonash.”
“Çdo qenie njerëzore ka brenda vetes së vet një Shkëndijë Hyjnore që quhet Shpirt, Budhata ose Esenca, domethënë ka emra të ndryshëm në të vërtetë është një shkëndijë hyjnore që na jep forcë për të filluar një punë, shpirtërore si kjo që po ju mësoj. Kjo Esencë ose Shpirti është e ndrydhur nga veset e këqija e “unit” psikologjik, që në esoterizëm quhet “Ego” janë ato që nuk e lënë të shprehet lirisht, sepse ata ndërmarrin përfaqësinë dhe adresën e personit.”
“Me këtë punë të vdekjes të egos që po ju sugjeroj, fiton dikush Shkencën e Dëlirë që mëson të dojë njerëzimin. Ai që nuk punon me shpërbërjen e veseve, nuk mund të arrijë në dëlirësi as nuk do të mundet kurrë të ndjejë dashuri ndaj të tjerëve, sepse nuk do vetveten.”
“Kjo është Fusha e Astralit ose Dimensioni i Pestë ku nuk ekziston as pesha as distanca së cilës i përket Trupi Astral, ky është një trup i njëllojtë si fizik dhe energjik, i cili lëviz me shpejtësi të madhe si një mendim dhe është në gjendje të hetojë të gjitha sa dëshiron nga Universi.”
“Një mandram është një fjalë magjike që na lejon të largohemi nga trupi fizikisht dhe na lejon të rikthehemi tek ai me vetëdije të plotë.”
“I dashur lexues: Flas mjaftë hapur për të më kuptuar se është e domosdoshme të hidheni seriozisht në punë, sepse ai që punon i shpëton rrezikut. Kjo nuk është për të formuar teoritë, as bisedimet, por të eksperimentoni mësimin e vërtetë që po ju japë në këtë libër, sepse nuk kemi rrugëdalje tjetër.”
Përmbajtja
- Parathënie
- Herkolubus ose Planetı i Kuq
- Provat Bërthamore dhe Oqeani
- Jashtëtokësorët
- Vdekja
- Shpalosja e Astralit
- Shënimet e Fundit
|
Especificaciones técnicas
- 64 páginas
- Dimensiones 12,5 x 18 cm
- Lomo cosido con hilo
- Encuadernación con cubierta laminada
- Precio 7,00 €
|